Skip to main content
Completion requirements

6. Pasojat e ndotjes së mjedisit

Aktet dëmtuese të mjedisit, prishin përkatësisht, shkatërrojnë sistemet ekologjike dhe ndikojnë përfundimisht që njeriu të shfaros mjetet e tij bazë të jetesës.


Pasojat tek njerëzit:

Ndotja e mjedisit mund të ndikoj në shëndetin e njeriut p.sh. përmes sëmundjeve të frymëmarrjes, astmës, alergjive, acarimit të syve si edhe disa probleme neurologjike dhe psiqike, që mund të shfaqen në një afat më të gjatë.


Pasojat tek bimët:

Ndotja e mjedisit mund të çoj që bimët nga thatësira të tkurren, dhe bimët mund të marrin nga ajri dhe uji lëndë ndotëse.


Pasojat tek kafshët:

Uji i ndotur mund të sjelli ngordhjen e organizmave dhe të peshqve në dete. Përmes ndotjes së mjedisit janë të rrezikuara nga zhdukja edhe lloje të tjera.


Pasojat tek mjedisi:

Përmes ndotjes së mjedisit mund të ketë edhe ngritje të larta të temperaturave, dhe si rezultat mund të ndodhin thatësira e të formohen shkretëtira. Temperaturat e larta sjellin gjithashtu shkrirjen e akullnajave në pole dhe zhdukjen aty të organizmave ujore, pasi që shkrirja e akullnajave sjell edhe rritjen e nivelit të ujit/deteve dhe oqeaneve dhe si rrjedhojë kjo çon në fundosjen e zonave bregdetare ose në erozionin bregdetar.

Nryshimi i klimës shkakton edhe shumë katastrofa mjedisore, si përmbytjet, për shkak të rritjes së shirave dhe rrebesheve në disa zona.

Gjithashtu pasoja globale ka edhe në dëmtimin e shtresës së ozonit dhe zhdukjen e pyllit tropikal, ose në ndotjen e deteve dhe oqeaneve.