Ndotja e mjedisit
Website: | QUA-LiS NRW |
Kurs: | Umweltschutz und Müllvermeidung - Albanisch |
Buch: | Ndotja e mjedisit |
Gedruckt von: | |
Datum: | Donnerstag, 9. Januar 2025 |
Beschreibung
1. Ndotja e mjedisit dhe shmangia e mbeturinave
Njerëzit jetojnë nga sendet që ju afron mjedisi dhe burimet natyrore. Çfarë ndodh, në qoftë se njerëzit i keqpërdorin këto burime dhe ndotin mjedisin? Shikoni këtë fotografi dhe diskutoni në grupet e punës për domethënien.
2. Ndotja e mjedisit në përgjithësi
Çfarë kuptojmë me ndotje të mjedisit?
Me ndotje të mjedisi kuptohet çdo lloj ndotje që ndodh në Tokë, për shembull duke prurë lëndë ndotëse, tymra/gazra, mbeturina ndoshta edhe rrezatimin atomik. Në ndotjen e mjedisit hyjnë gjithashtu pjesërisht edhe zhurma dhe ndotja e dritës. Lëndët ndotëse ndikojnë negativisht në organizmat e gjalla, dhe e bëjnë mjedisin të pasigurtë, të padobishëm dhe të papërshtatshëm për jetën.
Llojet kryesore të ndotjes së mjedisit janë ndotja e ujit, ndotja e ajrit dhe ndotja e tokës. Ato do të përshkruhen në faqet në vazhdim.
3. Ndotja e ujit
Ujërat si detet/liqenet, lumenjtë mund të ndoten nga lëndët kimike, plastika ose edhe nga mbeturina të tjera. Lëndët ndotëse kryesore në ujë janë kimikate të ndryshme(p.sh. pesticidet nga bujqesia), ujërat e zeza gjithashtu, mikrobet infektive, nafta, madje edhe substancat radioaktive. Këto lëndë të dëmshme vinë nga shtëpitë, por edhe nga bujqësia dhe industria.
Këto ndotje mund të ndikojnë në ujin e pishëm dhe të jenë të rrezikshme për shëndetin. Një problem i madh për detet është mikroplasika, e cila rrezikon peshqit dhe kafshët e tjera të detit.
Puno me një partnere/ë. Shiko gjithashtu foton.
Çfarë termash/konceptesh ju vijnë në mendje?
Mblidhini ato në fletoret tuaja.
3.1. Informacion mbi mbeturinat plastike
Lexo tekstin dhe shfleto fjalorin për fjalët e panjohura.
Mbeturinat plastike rrezikojnë ambjentin
Në qoftë se prodhimi i plastikës nuk do të reduktohet në mënyrë drastike, sipas ekspertëve në tokë për 30 vjet do të ketë 12 milion ton mbeturina plastike. Ndërkohë në vit prodhohen 380 ton plastikë. Megjithatë vetëm 20% e mbeturinave plastike riciklohen ose digjen. Pjesa tjetër afërsisht 80% përfundon në landfill ose në mjedis.
Drita e diellit ndikon që plastika të zbërthehet/shpërbëhet në copëza të vogla, në të ashtëquajturat copëza-mikroplastike. Kjo mikroplastikë përfundon në ujra, dhe kështu në zinxhirin ushqimor. Ende nuk është sqaruar se sa e dëmshme është mikroplastika për njerëzit dhe mjedisin.
Meqënëse plastika përdoret pothuajse në të gjitha fushat, sigurisht që nuk mund të bësh plotësisht pa atë. Por ajo që do të ishte më kuptimplotë, do të ishte një zvogëlim drastik i produkteve plastike në kombinim me më shumë riciklim.
3.2. Ushtrime për fjalorin rreth tekstit
learningapps.org: Cookies
3.3. Pyetje rreth tekstit
Shkarko faqen PDF dhe puno detyrat. Ruaje faqen në kompjuterin tënd. Ne do t`i krahasojmë rezultatet në mësim.
PDF Shkarko skedën (217 KB)
3.4. Mbledhja e ideve
Si mund të reduktojmë kunsumimin e plastikës?
Mblidh 10 sugjerime me grupin tënd të punës dhe shtoji ato në Wiki.
4. Ndotja e tokës - Mbeturina të egra - Një shembull
Ndotje e tokës mund të përkufizohet si prania ose hyrja e ndotësve organik ose inorganik në tokë.
Një shembull për ndotjen e tokës janë mbeturinat e egra. Lexo artikullin e gazetës dhe përpuno detyrat që lidhen me të.
Në këtë link ti do të gjesh artikullin e gazetës, si dhe detyrat e caktuara në një dokument PDF-je.
Fletë pune e digjitalizuar e redaktuar (781 KB)4.1. Pyetje rreth tekstit
learningapps.org: Cookies
4.2. Tekst për tu plotësuar
learningapps.org: Cookies
4.3. Diskutime
Diskutoni në grupet e punës pyetjet e mëposhtme dhe shkruani përgjigjet tuaja në Wiki
- Përse ka në Gjermani gjoba/ndëshkime për rregullin?
- Ju duken në rregull juve këto ndëshkime? Argumentoni përgjigjen tuaj.
- Dini ju në lagjen tuaj vende, ndërtesa, sheshe që shpesh herë janë të ndotura. Cilat? Ju mund të vini edhe foto këtu.
5. Ndotja e ajrit
Si ndotje e ajrit cilësohet prezenca në ajër e lëndëve të dëmshme për shëndetin dhe mjedisin. Ndër këto ndotës përfshihen p.sh. tymi, pluhuri, bloza, avulli, gazra dhe aromatizues.
Krijimi i këtyre lëndëve ndotëse mund të jetë artificiale, si p.sh. të shkaktuara nga vetë dora e njeriut nëpërmjet misionit të fabrikave, makinave, aeroplanëve, por edhe nga shkaqet natyrore si vullkanet apo tymi që del nga djegia e pyjeve.
Lëndët e dëmshme në ajër për nga lloji dhe nga sasia mund të ndikojnë në shëndetin e njeriut. Kryesisht mund të çojnë në sëmundje të frymëmarrjes dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut.
Ndotja e ajrit gjithashtu mund të ndikojë negativisht edhe në rritjen e bimëve.
5.1. Shkaktarët dhe pasojat
learningapps.org: Cookies
6. Pasojat e ndotjes së mjedisit
Aktet dëmtuese të mjedisit, prishin përkatësisht, shkatërrojnë sistemet ekologjike dhe ndikojnë përfundimisht që njeriu të shfaros mjetet e tij bazë të jetesës.
Pasojat tek njerëzit:
Ndotja e mjedisit mund të ndikoj në shëndetin e njeriut p.sh. përmes sëmundjeve të frymëmarrjes, astmës, alergjive, acarimit të syve si edhe disa probleme neurologjike dhe psiqike, që mund të shfaqen në një afat më të gjatë.
Pasojat tek bimët:
Ndotja e mjedisit mund të çoj që bimët nga thatësira të tkurren, dhe bimët mund të marrin nga ajri dhe uji lëndë ndotëse.
Pasojat tek kafshët:
Uji i ndotur mund të sjelli ngordhjen e organizmave dhe të peshqve në dete. Përmes ndotjes së mjedisit janë të rrezikuara nga zhdukja edhe lloje të tjera.
Pasojat tek mjedisi:
Përmes ndotjes së mjedisit mund të ketë edhe ngritje të larta të temperaturave, dhe si rezultat mund të ndodhin thatësira e të formohen shkretëtira. Temperaturat e larta sjellin gjithashtu shkrirjen e akullnajave në pole dhe zhdukjen aty të organizmave ujore, pasi që shkrirja e akullnajave sjell edhe rritjen e nivelit të ujit/deteve dhe oqeaneve dhe si rrjedhojë kjo çon në fundosjen e zonave bregdetare ose në erozionin bregdetar.
Nryshimi i klimës shkakton edhe shumë katastrofa mjedisore, si përmbytjet, për shkak të rritjes së shirave dhe rrebesheve në disa zona.
Gjithashtu pasoja globale ka edhe në dëmtimin e shtresës së ozonit dhe zhdukjen e pyllit tropikal, ose në ndotjen e deteve dhe oqeaneve.
6.1. Shkaqet dhe pasojat
Në këtë faqe Wiki-faqe do të gjesh një pasqyrë të përgjithshme të shkaqeve dhe pasojave të ndotjes së mjedisit. Diskutoje me shoqet dhe shokët e klasës dhe plotëso tabelën.
Ti mund të shënosh/shkruash një tekst ose të fusësh një material të regjistruar me zë .