Zum Hauptinhalt
Wenn du weiter auf dieser Webseite arbeiten möchtest, bestätige bitte unsere Nutzungsrichtlinie:
x
Abschlussbedingungen


1. Aplikim

1.10. Kritiko, analizo, vlerëso


🎓 Detyrë

Zgjidh njërën nga tezat dhe vlerëso opinionin e shprehur në atë tekst. Ti mund të përdorësh gjithashtu formulimin nga libri 1.10 te njësia mësimore digjitale "Të njohim operatorët".

Teza 1
Tema: Mjedisi
Teza: Pesticidet janë mjeti më i mirë për të shkatërruar parazitët
Opinioni: kundër

Pesticidet shpesh përmenden si mjeti më i mirë për shkatërrimin e parazitëve. Megjithatë sipas mendimit tim, përdorimi i pesticideve në pemët frutore është një mjet i papërshtatshëm për shkatërrimin e parazitëve. Përdorimi i metodave biologjike të shkatërrimit të parazitëve është një nga alternativat më të mira. Kjo metodë është e mirë për mjedisin dhe më pak e dëmshme për shëndetin e njeriut, edhe për natyrën. Nëpërmjet kësaj ulet rendimenti, por ngrihet çmimi i frutave. Por është shumë e rëndësishme që të ruajmë biodiversitetin për të siguruar një bujqësi të qëndrueshme afatgjate.

Teza 2
Tema: Shëndeti
Teza: Shëndeti është kushti kryesor për të zotëruar një përditshmëri aktive dhe të kënaqshme.
Opinioni: miratoj

Ne dëgjojmë shpesh që shëndeti është kushti kryesor për të zotëruar një përditshmëri aktive dhe të kënaqshme. Unë e miratoj. Për të qëndruar i shëndetshëm, një ushqim i balancuar dhe lëvizje të rregullta luajnë një rol të rëndësishëm. Gjithashtu, shëndeti vlerësohet shpesh në qoftë se ai është i dëmtuar. Prandaj është shumë e rëndësishme të merren masa për të ruajtur shëndetin dhe për tu kujdesur për një mënyrë jetese të qëndrueshme, për të parandaluar sëmundjet dhe për të qënë sa më gjatë i shëndetshëm.

Teza 3
Tema: Mediat (Përdorimi i telefonit në shkollë)
Teza: Përdorimi i telefonit në shkollë duhet të kufizohet.
Opinioni: miratoj

Disa mësimdhënës kërkojnë që duhet të kufizohet përdorimi i telefonit në shkollë, pasi ai prish përqendrimin e nxënëseve dhe nxënësve, si edhe mund të ndikoj negativisht në mësim. Unë jam i mendimit, se ekziston rreziku që nxënëset dhe nxënësit të mos mund të përqendrohen më te përmbajtja dhe nëpërmjet mediave sociale dhe lojërave të shpërqendrohen. Përveç kësaj telefoni mund të ndikojë në bulizimin kibernetik. Një kufizim i përdorimit të telefonit mund të ndihmonte në këtë rast.

Teza 4
Tema: Shkolla
Teza: Fillimi i mësimit në mëngjes në orën 9 në vend të orës 8, do t`i bënte nxënëset dhe nxënësit më të aftë.
Opinioni: miratoj

Ka modele projekti në shkolla, tek të cilat mësimi fillon në orën 9 në vend të orës 8. Hipoteza është që nxënëset dhe nxënësit bëhen më të aftë. Unë mendoj në të vërtet që nxënëset dhe nxënësit bëhen edhe më të aftë kur mësimi fillon në orën 9, në vend që të filloj në orën 8. Nxënëset dhe nxënësit kanë më shumë kohë në mëngjes, për të fjetur më gjatë çfarë do të përmirësonte përqendrimin e tyre. Në veçanti të rinjve ju duhet më shumë gjumë për të qenë të shëndetshëm dhe më produktivë. Për më tepër një fillim më vonë do të zvogëlonte stresin e mëngjesit pasi nxënësit dhe prindërit e tyre do të ishin më pak nën presionin e kohës.

Teza 5
Tema: Demokraci
Teza: Liria e mendimit në një demokraci nuk ka kufi.
Opinioni: kundër

Disa njerëz pretendojnë se liria e mendimit në një demokraci nuk njeh kufi. Unë mendoj se e drejta e lirisë së shprehjes është një themel i rëndësishëm për një shoqëri të lirë. Megjithatë, edhe kjo ka kufijtë e saj, sepse të gjithëve u lejohet të shprehin mendimin e tyre, deri sa të drejtat e të tjerëve nuk shkelen gjatë këtij procesi. Kështu, liria e dikujt mbaron aty ku diskriminon njerëzit e tjerë. Ky rregull është i rëndësishëm për të siguruar respektin ndaj njëri-tjetrit. Prandaj liria e mendimit është e lidhur me përgjegjësinë dhe duhet të përdoret gjithmonë duke marrë parasysh të tjerët.