Ushtrime*: Përdorimi i operatorëve
| Website: | Herzlich willkommen auf der Seite der QUA-LiS NRW |
| Kurs: | [Q26-03] Operatoren-Albanisch |
| Buch: | Ushtrime*: Përdorimi i operatorëve |
| Gedruckt von: | Gast |
| Datum: | Samstag, 17. Oktober 2026 |
Beschreibung
1. Aplikim
Shënime
Pasi të kesh gjetur detyra vetëvlerësimi në kapitullin "Të njihemi me operatorët", ti duhet të shkruash tekste në këtë libër, në të cilin duhet të tregosh që mund t`i përdorësh saktë operatorët. Shkruaje tekstin në fletore.
Mësuesi do ta diskutojë me klasën tende, se çfarë reagimesh do të merrni nga tekstet.
Kujdes, teksti i gjuhës përmban disa detyra me nënpika, të cilat do të prezantohen në një tekst të përbashkët. Gjithashtu do të gjesh për secilën detyrë dhe nënpikë, një operator.
1.1. Emërto
Detyrë
Gjej për të gjitha shkronjat e para një profesion.
Mësuesi/ja jot/e mund të të shtypi fletën e punës, por ti edhe mund ta shkarkosh, dhe të shkruash rezultatin tënd direkt në fletën e punës.
Lidhje
Fletë pune emërto (PDF, 142KB)
Ilustrime

1.2. Përshkruaj
Detyrë
Përshkruaj një nga profesionet e mëposhtme:
- mësuese/mësues
- police/polic
- mjeke/mjek
- infermiere/infermier
... ose zgjidh ti një profesion.
Pyetjet e mëposhtme mund të të ndihmojnë.
- Çfarë detyre ka personi?
- Me cilët njerëz kontakton ajo?
- Ku punon ajo?
- Cilat janë sfidat që ka ky profesion?
- Çfarë kushtesh duhet të përmbushësh për këtë profesion?
- Cila është veçantia e këtij profesioni?
1.3. Formulo, prezanto, përmblidh
Detyrë

Imagjino, se si rrjedh një vizitë te mjeku/mjekja.
Mendo disa paragrafë të tekstit tënd:
- Regjistrimi
- Vizita
- Diagnostikimi dhe kurimi
1.4. Krahaso
Detyrë
Infermiere apo veterinere?

Gjyshja e Aylins tregon se si ka punuar ajo si infermiere në spital. Aylina dëshiron të bëhet veterinere.
Krahaso profesionin e veterineres me atë të infermieres. Çfarë ngjashmërish dhe ndryshimesh kanë?
Link
Fletë pune krahaso (PDF, 133KB)
Ilustrime

1.6. Arsyeto

Detyrë
Mund ta argumentosh ti, se përse mbeturat ndahen/seleksionohen në Gjermani?
Plotëso fletën e punës, dhe përpiqu të përdorësh formulime të ndryshme.
Link
Fletë pune arsyeto (PDF, 136KB)
Ilustrim

1.7. Reago (në mënyrë kritike)
Detyrë
Shtjello thënien e mëposhtme:
Unë nuk dëshiroj të shtrëngohem për të kursyer energjinë, kur kaq shumë të tjerë vazhdojnë të mos i kushtojnë vëmendje konsumit të tyre të energjisë.
1.8. Shqyrto
Detyrë
Plotësoni fletën e punës mbi përdorimin e pesticideve në pemët frutore.
Link
Fletë pune: shqyrto (PDF, 133KB)
Ilustrim

1.9. Diskuto, debato
Detyrë
Plotëso fletën e punës mbi përdorimin e pesticideve në pemët frutore.
Link
Fletë pune diskuto (PDF, 154KB)
Ilustro

1.10. Kritiko, analizo, vlerëso
Detyrë
Zgjidh njërën nga tezat dhe vlerëso opinionin e shprehur në atë tekst. Ti mund të përdorësh gjithashtu formulimin nga libri 1.10 te njësia mësimore digjitale "Të njohim operatorët".
Teza 1
Tema:
Mjedisi
Teza:
Pesticidet janë mjeti më i mirë për të shkatërruar parazitët
Opinioni:
kundër
Pesticidet shpesh përmenden si mjeti më i mirë për shkatërrimin e parazitëve. Megjithatë sipas mendimit tim, përdorimi i pesticideve në pemët frutore është një mjet i papërshtatshëm për shkatërrimin e parazitëve. Përdorimi i metodave biologjike të shkatërrimit të parazitëve është një nga alternativat më të mira. Kjo metodë është e mirë për mjedisin dhe më pak e dëmshme për shëndetin e njeriut, edhe për natyrën. Nëpërmjet kësaj ulet rendimenti, por ngrihet çmimi i frutave. Por është shumë e rëndësishme që të ruajmë biodiversitetin për të siguruar një bujqësi të qëndrueshme afatgjate.
Teza 2
Tema:
Shëndeti
Teza:
Shëndeti është kushti kryesor për të zotëruar një përditshmëri aktive dhe të kënaqshme.
Opinioni:
miratoj
Ne dëgjojmë shpesh që shëndeti është kushti kryesor për të zotëruar një përditshmëri aktive dhe të kënaqshme. Unë e miratoj. Për të qëndruar i shëndetshëm, një ushqim i balancuar dhe lëvizje të rregullta luajnë një rol të rëndësishëm. Gjithashtu, shëndeti vlerësohet shpesh në qoftë se ai është i dëmtuar. Prandaj është shumë e rëndësishme të merren masa për të ruajtur shëndetin dhe për tu kujdesur për një mënyrë jetese të qëndrueshme, për të parandaluar sëmundjet dhe për të qënë sa më gjatë i shëndetshëm.
Teza 3
Tema:
Mediat (Përdorimi i telefonit në shkollë)
Teza:
Përdorimi i telefonit në shkollë duhet të kufizohet.
Opinioni:
miratoj
Disa mësimdhënës kërkojnë që duhet të kufizohet përdorimi i telefonit në shkollë, pasi ai prish përqendrimin e nxënëseve dhe nxënësve, si edhe mund të ndikoj negativisht në mësim. Unë jam i mendimit, se ekziston rreziku që nxënëset dhe nxënësit të mos mund të përqendrohen më te përmbajtja dhe nëpërmjet mediave sociale dhe lojërave të shpërqendrohen. Përveç kësaj telefoni mund të ndikojë në bulizimin kibernetik. Një kufizim i përdorimit të telefonit mund të ndihmonte në këtë rast.
Teza 4
Tema:
Shkolla
Teza:
Fillimi i mësimit në mëngjes në orën 9 në vend të orës 8, do t`i bënte nxënëset dhe nxënësit më të aftë.
Opinioni:
miratoj
Ka modele projekti në shkolla, tek të cilat mësimi fillon në orën 9 në vend të orës 8. Hipoteza është që nxënëset dhe nxënësit bëhen më të aftë. Unë mendoj në të vërtet që nxënëset dhe nxënësit bëhen edhe më të aftë kur mësimi fillon në orën 9, në vend që të filloj në orën 8. Nxënëset dhe nxënësit kanë më shumë kohë në mëngjes, për të fjetur më gjatë çfarë do të përmirësonte përqendrimin e tyre. Në veçanti të rinjve ju duhet më shumë gjumë për të qenë të shëndetshëm dhe më produktivë. Për më tepër një fillim më vonë do të zvogëlonte stresin e mëngjesit pasi nxënësit dhe prindërit e tyre do të ishin më pak nën presionin e kohës.
Teza 5
Tema:
Demokraci
Teza:
Liria e mendimit në një demokraci nuk ka kufi.
Opinioni:
kundër
Disa njerëz pretendojnë se liria e mendimit në një demokraci nuk njeh kufi. Unë mendoj se e drejta e lirisë së shprehjes është një themel i rëndësishëm për një shoqëri të lirë. Megjithatë, edhe kjo ka kufijtë e saj, sepse të gjithëve u lejohet të shprehin mendimin e tyre, deri sa të drejtat e të tjerëve nuk shkelen gjatë këtij procesi. Kështu, liria e dikujt mbaron aty ku diskriminon njerëzit e tjerë. Ky rregull është i rëndësishëm për të siguruar respektin ndaj njëri-tjetrit. Prandaj liria e mendimit është e lidhur me përgjegjësinë dhe duhet të përdoret gjithmonë duke marrë parasysh të tjerët.
