Skip to main content
x
Completion requirements


3. Lexo-Një punë në një shitore/botik

1. Dëgjoje audion dhe lexo tekstin e dhënë. 
2. Lexo dialogun me një partnere ose një partner. Edhe ju mund ta incizoni dialogun. 

  

  

Amina kërkon një punë, që të punojë mbasdite pas shkollës dhe në fundjave. Prandaj ajo shkon në një shitore dhe pyet për një vend pune. 

Zonja Blum: Mirëmengjes, si mund t`ju ndihmoj? 

Amina: Mirëmëngjes. Unë kam lexuar që ju kërkoni një shitëse. Unë kam dëshirë të aplikoj për këtë vend pune. 

Frau Blum: Po, me kënaqësi. Emri im është zonja Blum dhe unë jam përgjegjëse këtu. Keni pyetje për këtë vend pune? 

Amina: Sa orë duhet të punoj unë në qoftë se e marr këtë vend pune? 

Frau Blum: Dymbëdhjetë orë në javë. 

Amina: Dhe sa ditë në javë duhet të punoj? 

Frau Blum: Dy deri në tri ditë dhe çdo të shtunën e dytë të muajit. 

Amina: Mund të punoj unë vetëm mbasdite? Unë shkoj edhe në shkollë. 

Frau Blum: Po, kjo është gjithashtu e mundshme.

Amina: Ka një rregull/kod për veshjen?  

Frau Blum: Jo, vetëm bluzat tona. 

Amina: Kjo duket shumë mirë. Më pëlqeka. Atëherë unë po aplikoj për këtë vend pune. Ju duhet juve një aplikim me shkrim? 

Frau Blum: Jo, kjo nuk është e nevojshme. Unë po shkruaj numrin e telefonit tënd, dhe do të lajmërohem javën tjetër. 

Amina: Shumë faleminderit. Dëgjohemi javën tjetër. 

Frau Blum: Mirupafshim.