E ardhmja jote
| Website: | Herzlich willkommen auf der Seite der QUA-LiS NRW |
| Kurs: | [Q26] HSU-Berufe-albanisch |
| Buch: | E ardhmja jote |
| Gedruckt von: | Gast |
| Datum: | Mittwoch, 4. Februar 2026 |
Beschreibung
1. Lista e fjalëve - Unë i di mirë ....
| Shqip | Në fjali Im Satz | Gjermane | Notizen |
|---|---|---|---|
| të flasësh gjuhë të huaja |
Një përkthyes mund të flasi shumë gjuhë të huaja. | Sprachen sprechen | Schreibe etwas, das dir beim Lernen hilft. |
| të punosh në ekip |
Kur punon me të tjerë, duhet të jesh në gjendje të punosh mirë në një skuadër. | im Team arbeiten | |
| të komunikosh |
Në qoftë se në profesionin tuaj duhet të flisni shumë me njerëzit, atëherë duhet të dish të komunikosh mirë. | kommunizieren | |
| të punosh me kompjuter |
Sekretaret mund të punojnë shumë mirë me kompjuter. | mit dem Computer arbeiten | |
| të marrësh vendime |
Në një urgjencë mjeku duhet të marri vendime shumë shpejt. | Entscheidungen treffen | |
| të zgjidhësh probleme |
Një kompjuter mund t`i zgjidhi problemet shpejt. | Probleme lösen | |
| të ndash mirë kohën |
Zoti Müller nuk vjen asnjëherë me vonesë, ai di ta ndajë kohën shumë mirë. | die Zeit gut einteilen | |
| të japësh këshilla |
Disa njerëz dinë më mirë të japin, se sa të marrin këshilla. |
Ratschläge geben | |
| të marrësh këshilla |
Zonja Müller mendon se i di të gjitha, prandaj ajo nuk pranon këshilla. | Ratschläge annehmen | |
| të dëgjosh të tjerët |
Një gazetar duhet të dijë të dëgjoj të tjerët. | anderen zuhören | |
| të përballosh stresin |
Disa njerëz mund të sëmuren, në qoftë se ata nuk mund ta përballojnë stresin. | mit Stress umgehen |
1.1. Kartat e dialogut
1.2. Kartat e shpejta
2. Jetëshkrimi/CV
Lexo jetëshkrimin/CV e Aminës:
Jetëshkrimi/CV
Të dhënat personale
| Emri: | Amina |
| Mbiemri: | Ibrahim |
| Adresa: | Bahnhofsgasse 11, 42111 Wuppertal |
| E-maili: | amina.ibr@gmails.de |
| Nr. i telefonit: | +49 186 388757 |
| Shtetësia: | nigerian |
| Datëlindja: | 12.09.2005 |
Deklarata personale
Unë jam një nxënëse e përzemërt dhe me vetëbesim. Mua më pëlqen të komunikoj me njërëzit. Gjuthashtu unë mund të punoj mirë në një skuadër. Mbi të gjitha unë di shumë mirë t`i zgjidh në mënyrë të pavarur problemet. Unë kam dëshirë të punoj si kuzhiniere, pasi unë përherë me dëshirë provoj receta të reja për të gatuar. Lënda ime e preferuar është biologjia dhe vitin tjetër unë do të mbaroj shkollën(qershor 2023).
Shkollimi
| 2008 – 2014 | Shkolla fillore Abuja, Nigeria |
| 2015 – 2023 | Gjimnazi Wupptertal, Maturën |
Përvojat profesionale
| Nga viti 2019 | Si ndihmëse në shitoren/botik „Young fashion“ |
| Nga viti 2018 | Kujdestare për dy fëmijë të vegjël |
Aftësi plus
Njohjet bazë në Microsoft Office
Gjuha e nënës: gjermanisht dhe huassa
Gjuhë të huaja: anglisht, spanjisht
Të tjera aftësi: aftësi organizative, puna në skuadër, aftësi komunikative, me respekt, me edukatë, t`ju vijë në ndihmë të tjerëve.
Interesat personale
Të gatuaj dhe të provoj receta të reja.
Të programoj blogun/faqen time personale.
Të luaj volejboll.
2.1. Gjej fjalën e duhur
learningapps.org: Cookies
2.2. Puzzle
learningapps.org: Cookies
2.3. Tekst për tu plotësuar
Hidh në "Jetëshkrimin/CV" informacionet për veten.
Shkarko gjithashtu Jetëshkrimi.
Ti mund ta shkruash direkt ose ta kopjosh modelin.
2.4. Shkruaj
Shkruaj jetëshkrimin(CV) tënd direkt në fletore. Mendo edhe për pikat e ndryshme të mëposhtme:
- Të dhënat personale
- Deklarata personale
- Shkollimi
- Përvojat profesionale
- Aftësi plus
- Interesat personale
3. Lexo-Një punë në një shitore/botik
1. Dëgjoje audion dhe lexo tekstin e dhënë.
2. Lexo dialogun me një partnere ose një partner. Edhe ju mund ta incizoni dialogun.
Amina kërkon një punë, që të punojë mbasdite pas shkollës dhe në fundjave. Prandaj ajo shkon në një shitore dhe pyet për një vend pune.
Zonja Blum: Mirëmengjes, si mund t`ju ndihmoj?
Amina: Mirëmëngjes. Unë kam lexuar që ju kërkoni një shitëse. Unë kam dëshirë të aplikoj për këtë vend pune.
Frau Blum: Po, me kënaqësi. Emri im është zonja Blum dhe unë jam përgjegjëse këtu. Keni pyetje për këtë vend pune?
Amina: Sa orë duhet të punoj unë në qoftë se e marr këtë vend pune?
Frau Blum: Dymbëdhjetë orë në javë.
Amina: Dhe sa ditë në javë duhet të punoj?
Frau Blum: Dy deri në tri ditë dhe çdo të shtunën e dytë të muajit.
Amina: Mund të punoj unë vetëm mbasdite? Unë shkoj edhe në shkollë.
Frau Blum: Po, kjo është gjithashtu e mundshme.
Amina: Ka një rregull/kod për veshjen?
Frau Blum: Jo, vetëm bluzat tona.
Amina: Kjo duket shumë mirë. Më pëlqeka. Atëherë unë po aplikoj për këtë vend pune. Ju duhet juve një aplikim me shkrim?
Frau Blum: Jo, kjo nuk është e nevojshme. Unë po shkruaj numrin e telefonit tënd, dhe do të lajmërohem javën tjetër.
Amina: Shumë faleminderit. Dëgjohemi javën tjetër.
Frau Blum: Mirupafshim.
3.1. Plotëso tekstin
learningapps.org: Cookies
3.2. Përgjigju pyetjeve
learningapps.org: Cookies
4. Shkruaj - Një intervistë për punë
Imagjino sikur ti do të aplikosh për një vend pune. Mendoje se ku mund të jetë.
Puno me një shokë ose me një shoqe.
Shokë/shoqe është aplikuesi A.
Shokë/shoqe merr në intervistë.
- Shkruajeni bashkëbisedimin dhe çojeni deri në fund.
- Incizojeni bisedën dhe dërgojani edhe mësuesve tuaj ose prezantojeni përpara klasës.
Në pikat e mëposhtme ti mund bësh pyetje:
- Cilat do të jenë detyrat/punët që ti do të bësh?
- Sa do të paguhesh ti?
- Në cilat ditë do të punosh ti? Çfarë orari?
- Të duhen ty aftësi speciale/të veçanta?
- Të duhen ty rroba/veshje të veçanta pune?
- ...