Zum Hauptinhalt
Wenn Sie weiter auf dieser Webseite arbeiten möchten, bestätigen Sie bitte unsere Nutzungsrichtlinie:
x
Abschlussbedingungen


2. Lexojmë - Blogu i Aminës

Dëgjo tekstin, dhe lexoje atë njëkohësisht. Pastaj lexoje me zë. Në qoftë se ke dëshirë edhe mund ta incizosh.          

 

 

Amina writing in her blog

Amina është motra e Joyce. Ajo është 17 vjeçe. Amina ka blogun e saj personal në internet. Në blog ajo shkruan për  jetën e saj të përditshme, çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen. 

22. Tetor

Përshëndetje të gjithëve,😊

Në shkollë ne flasim shumë për të ardhmen. Edhe një vit në shkollë - dhe pastaj çdo gjë mbaron.    

Kjo është pak e trishtueshme. Por unë jam edhe krenare. Në fillim unë isha në shkollë në Nigeri, dhe mësova atje, - tani unë mësoj këtu në Wuppertal.    

"Sot mësuesja pyeti, - "Kush është profesioni jot i ëndërruar?" 

Këto janë idetë e mia për të ardhmen: 

Amina' dreams of becoming a doctor

Të bëhem mjeke? Unë i ndihmoj me dëshirë njerëzit, edhe biologjia më pëlqen. 

Por nuk dua që të studioj kaq gjatë në universitet!

Tasty dish.Të bëhem kuzhiniere? Unë gatuaj me dëshirë. Unë gatuaj me kreativitet dhe ide. Unë provoj edhe receta të reja. Me gjyshen unë gatuaj edhe kuzhinën nigeriane. 

Ndoshta unë mund të kem edhe restorantin tim. Por kjo do shumë punë. Më duhet pastaj të punoj edhe mbrëmjeve. 

Çfarë mendoni ju për idetë e mia?

Po ju, çfarë dëshironi të bëni pasi të mbaroni shkollën? Shkruani te komentet. 😘

Gjithë të mirat! 

Amina