Bota e punës
| Website: | Herzlich willkommen auf der Seite der QUA-LiS NRW |
| Kurs: | [Q26] HSU-Berufe-albanisch |
| Buch: | Bota e punës |
| Gedruckt von: | Gast |
| Datum: | Mittwoch, 4. Februar 2026, 11:02 |
Beschreibung
1. Lista e fjalëve - Unë i di mirë....
Në profesion duhet të dish shumë gjëra. Mbasi emrat dhe mbiemrat janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Në qoftë se përdoren foljet ndihmëse "mund" dhe "duhet" atëherë emri vendoset pas foljes në fund të fjalisë.
Në një fjali tjetër emri vendoset në fillim të fjalisë madje edhe përpara grupit folje ndihmëse+folje.
| Forma bazë Grundform | Në fjali (bashkë) | Në fjali (variante) |
|---|---|---|
| shpërndan letra |
Postieri mund të shpërndajë letra. | Postieri shpërndan letrat. |
| gatuan ushqimin |
Kuzhinierja mund të gatuajë ushqimin. | Kuzhinierja gatuan ushqimin. |
| mëson fëmijët |
Një mësuese mund të mësojë fëmijët. | Një mësuese mëson fëmijët. |
| kujdeset për njerëzit |
Një infermiere duhet të kujdeset për njerëzit e sëmurë. | Një infermiere kujdeset për njerëzit e sëmurë. |
| shkruan raporte |
Polici duhet të shkruajë raporte. | Polici shkruan raporte. |
| rregullon makina |
Mekanikja mund të rregullojë makina. | Mekanikja rregullon makina. |
| kontrollon zorrat e ujit |
Zjarrëfikësja duhet të kontrollojë zorrët e ujit. | Zjarrëfikësja kontrollon zorrët e ujit. |
| organizon takime |
Një sekretare mund të organizojë mirë takimet. | Një sekretare organizon mirë takimet. |
| pjek bukë |
Bukëpjekësi mund të pjekë bukë. | Bukëpjekësi pjekë bukë. |
| pret flokë |
Parukieri mund të presë flokët. | Parukieri pret flokët. |
1.1. Kartat e dialogut
1.2. Kartat e shpejta
1.3. Fjalëkryq
learningapps.org: Cookies
1.4. 🎙️Fjalëkryq
learningapps.org: Cookies
1.5. Sistemo: Kush - Ku - Çfarë bën?
learningapps.org: Cookies
Shkruaji fjalitë në fletore:
Për shembull: Polici punon në komisariatin e policisë. Ai duhet të shkruajë raporte.
Të kujtohen ty më shumë fjali për t`u ushtruar.
2. Lexojmë - Blogu i Aminës
Dëgjo tekstin, dhe lexoje atë njëkohësisht. Pastaj lexoje me zë. Në qoftë se ke dëshirë edhe mund ta incizosh.

Amina është motra e Joyce. Ajo është 17 vjeçe. Amina ka blogun e saj personal në internet. Në blog ajo shkruan për jetën e saj të përditshme, çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk i pëlqen.
22. Tetor
Përshëndetje të gjithëve,😊
Në shkollë ne flasim shumë për të ardhmen. Edhe një vit në shkollë - dhe pastaj çdo gjë mbaron.
Kjo është pak e trishtueshme. Por unë jam edhe krenare. Në fillim unë isha në shkollë në Nigeri, dhe mësova atje, - tani unë mësoj këtu në Wuppertal.
"Sot mësuesja pyeti, - "Kush është profesioni jot i ëndërruar?"
Këto janë idetë e mia për të ardhmen:

Të bëhem mjeke? Unë i ndihmoj me dëshirë njerëzit, edhe biologjia më pëlqen.
Por nuk dua që të studioj kaq gjatë në universitet!
Të bëhem kuzhiniere? Unë gatuaj me dëshirë. Unë gatuaj me kreativitet dhe ide. Unë provoj edhe receta të reja. Me gjyshen unë gatuaj edhe kuzhinën nigeriane.
Ndoshta unë mund të kem edhe restorantin tim. Por kjo do shumë punë. Më duhet pastaj të punoj edhe mbrëmjeve.
Çfarë mendoni ju për idetë e mia?
Po ju, çfarë dëshironi të bëni pasi të mbaroni shkollën? Shkruani te komentet. 😘
Gjithë të mirat!
Amina
2.1. Të kuptojmë tekstin: saktë - gabim
learningapps.org: Cookies
2.2. Plotëso tekstin
learningapps.org: Cookies
2.3. Shkruajmë: pyetje mbi tekstin
Përgjigju pyetjeve mbi blogun e Aminës.
Shkruaji të gjitha fjalitë në fletore.
- Përse shkruan Amina në blog për të ardhmen e saj?
- Në cilën shkollë është futur Amina?
- Përse do të jetë Amina shumë krenare?
- Cila lëndë i pëlqen më shumë Aminës?
- Përse i pëlqen Aminës të bëhet kuzhiniere?
2.4. Shkruaj - Komento blogun
Amina shkruan në blogun e saj për të ardhmen dhe profesionin që ëndërron.
Ajo të pyet ty: "Çfarë mendon ti për planet e saj? dhe "Kush janë planet e tua për të ardhmen?
Komento në postimet e blogut të Aminës dhe jepu përgjigje pyetjeve të saj. Kështu mund të fillosh:
Përshëndetje Amina!
Unë mendoj që ti duhet të bëhesh .............
Unë jam edhe .......... vjet në shkollë. Dhe pastaj?
Unë di të bëj shumë mirë ............... . Por mua nuk më pëlqen ......... .
Profesioni im i ëndërruar është ............. .
Dërgo komentet e tua te mësueset dhe mësuesit ose shkarkoji në WIKI.
3. Shkruaj - Çfarë do të bëhesh ti?
Çfarë dëshiron të bëhesh ti kur të rritesh? Pyetjet e mëposhtme do të të ndihmojnë:
- Ku dëshiron të punosh?
- Çfarë dëshiron të bësh?
- Në çfarë ore dëshiron ta fillosh dhe kur dëshiron ta mbarosh punën?
- Do të mbash ti një uniformë?
- Çfarë do të të pëlqej ty në profesionin tënd?
- Çfarë nuk do të të pëlqej në profesionin tënd?
Dërgoja tekstin mësueses/mësuesit tënd/e ose shkrakoje në WIKI.