Zum Hauptinhalt
Wenn du weiter auf dieser Webseite arbeiten möchtest, bestätige bitte unsere Nutzungsrichtlinie:
x
Abschlussbedingungen


4. Lexo - Arsimi profesional në parukieri**

Këtu ti mund të dëgjosh tekstin: 

 

 

Arifi bën arsimin profesional në një parukeri. 

Këtu ti mund të lexosh tregimin që ka shkruajtur në blog: 

hairdresser receprion

Përshëndetje të gjithëve!  Unë quhem Arif dhe jam parukier te "YOUR CUT" në Berlin. 

Shefit tim i duket në rregull modeli im i flokëve që është paksa "spezial". Klientët e dallojnë që unë jam krijues!  

Unë jam ende në shkollë. Unë punoj tetë orë në ditë dhe njëkohësisht mësoj të pres dhe ngjyros flokët. Unë kam mësuar gjithashtu se si mund të bëj një krehje të bukur dhe vazhdoj të ushtrohem edhe në shtëpi.  

Unë kam gjithmonë për të bërë diçka dhe nuk është asnjëherë monotone. Gjatë ditës në parukeri unë dëgjoj dëshirat e klientëve, si dhe ju laj e ju thaj flokët.

Gjithashtu unë pres e shkurtoj edhe mjekra. Shumë djem të rinj duan të duken modern. Ata duan të duken si Sergio Ramos. Prandaj parukeria jonë ofron çdo të enjte nga ora 18 deri në 22 një stil prerje të veçantë për mjekrën. 

Unë duhet edhe të rregulloj, të bëj kafe ose çaj, si dhe të punoj në recepsion e të bëj orare për klientët. 

Shumë klientë më tregojnë mua histori të jetës së tyre. Ndonjëherë ata duan vetëm të relaksohen. Kështu që edhe unë duhet të jem i ndjeshëm. Unë  punoj pesë ditë në javë. 

Të hënën normalisht unë e kam pushim. 

E vetmja që mua nuk më pëlqen në profesionin tim është që unë rri gjithë ditën në këmbë. Në mbrëmje më dhemb mesi dhe këmbët më përvëlojnë.  Për fat të mirë ka atlete!!! 

Gjithashtu mua nuk më pëlqen të punoj të shtunën. Shoqja ime do të dali me mua, por unë nuk kam kohë.  

Unë ëndërroj që një ditë të kem parukerinë time dhe të jem shefi i vetvetes. Kjo është një rrugë e gjatë, por unë  do të punoj shumë për këtë.