Ku punojmë ne?
| Website: | Herzlich willkommen auf der Seite der QUA-LiS NRW |
| Kurs: | [Q26] HSU-Berufe-albanisch |
| Buch: | Ku punojmë ne? |
| Gedruckt von: | Gast |
| Datum: | Mittwoch, 4. Februar 2026 |
Beschreibung
1. Lista e fjalëve - Profesioni dhe vendi i punës
| Foto | Shqip | Fjali | Gjermane | Notizen |
|---|---|---|---|---|
| shkolla shkollat |
Mësuesit punojnë në shkollë. | die Schule | Schreibe etwas, das dir beim Lernen hilft. | |
| spitali spitalet |
Mjekët dhe infermierët punojnë në spital. | das Krankenhaus | ||
![]() |
komisariati i policisë komisariatet e policisë |
Ti shkon në komisariatin e policisë, në qoftë se ty dikush të ka vjedhur çantën e shpinës. |
die Polizeiwache | |
![]() |
stacioni i zjarrfikëseve stacionet e zjarrfikëseve |
Zjarrfikësit presin te stacioni i zjarrfikëseve të bie alarmi. | die Feuerwache | |
| furra e bukës furrat e bukës |
Në furrën e bukës ti blen bukë, panine dhe simite. |
die Bäckerei | ||
![]() |
parukeria parukeritë |
Në parukeri, parukierët të presin flokët. |
der Friseursalon | |
![]() |
servisi i makinave serviset i makinave |
Mekanikët rregullojnë makinat në servisin e makinave. |
die Werkstatt | |
![]() |
shitore shitoret |
Në një shitore ti mund të blesh p.sh.: rroba, ushqime, mjete elektronike, elektroshtëpiake ose mobilje. | das Geschäft | |
![]() |
supermarket supermarketet |
Në një supermarkat ti blen fruta, perime, djath, qumësht ose mish. | der Supermarkt | |
![]() |
aeroporti aeroportet |
Avionët nisen nga aeroporti dhe ulen përsëri aty. | de Flughafen | |
| zyra zyrat |
Zyrtarët ulen në zyrë dhe punojnë në kompjuter. | das Büro | ||
| ferma fermat |
Fermeri jeton dhe punon në fermën e tij. | der Bauernhof | ||
![]() |
fabrika fabrikat |
Në një fabrikë punëtorët prodhojnë sende. |
die Fabrik | |
| restoranti restorantet |
Mund të dalësh dhe të shkosh në një restorant, e të porosisësh për të ngrënë. |
das Restaurant |
1.1. Kartat e dialogut
1.2. Kartat e shpejta
1.3. Memori
learningapps.org: Cookies
1.4. Fjalëkryq
learningapps.org: Cookies
1.5. Rëndit * - Sallat shkronjash(vendi i punës)
learningapps.org: Cookies
1.6. 🎙️Diktim
learningapps.org: Cookies
2. Gramatikë: Përsëritje - Kush? Ku punon? Ku shkon?
KUSH?
"Kush?" përdoret për të pyetur për një person(kryefjalën)/vend, për një emër.
📝 Rregulli: Kryefjala duhet të vihet në rasën emërore, dhe gjendet me pyetjen "Kush?"
💡 Zbatimi:
| ferma | Ferma është e madhe. |
| servisi i makinave | Servisi i makinave është në rregull. |
| zyra | Zyra është e vogël. |
KU?
"Ku?" përdoret për të pyetur për vendin të cilin është/shkon dikush ose diçka.
📝 Rregulli: Për të përcaktuar vendin/vendndodhjen përdorim parafjalët "te" ose "tek".
Me "te" kur fjala pas fillon me bashtingëllore, dhe "tek" kur fjala pas fillon me zanore.
💡 Zbatimi: Anwendung:
| ferma | Unë fjeta te ferma. |
| servisi | Unë prita te servisi. |
| anija | Unë shkova tek anija. |
⚠️ Kujdes: "te" - është parafjalë e rasës emërore.
KU? ose KU SHKON?
"Ku" ose "Për ku?" përdoret për të pyetur për drejtimin.
📝 Rregulli: Për të dhënë drejtimin përdorim rasën kallëzore.
💡 Zbatimi:
| ferma | Unë po shkoj për në fermën e fshatit. |
| shkollë | Unë po shkoj në shkollë. |
| zyra | Unë po shkoj në zyrën time. |
⚠️ Kujdes: "në" - është parafjalë e rasës kallëzore.
2.1. Gjej çiftet
learningapps.org: Cookies
2.2. Plotëso tekstin
learningapps.org: Cookies
2.3. Sistemo - Kush? Ku punon? Ku shkon? *
learningapps.org: Cookies
3. Lexo - Arsimimi profesional si parukier
Këtu ti mund të dëgjosh tekstin:
Arifi bën arsimimin profesional në një parukeri.
Këtu ti mund të lexosh tregimin që ka shkruajtur në blog:

Përshëndetje të gjithëve! Unë quhem Arif dhe jam parukier te "YOUR CUT" në Berlin.
Unë jam ende duke mësuar profesionin tim. Unë punoj tetë orë në ditë ku mësoj të pres dhe ngjyros flokët.
Unë kam përherë shumë gjëra për të bërë dhe nuk është monotone. Unë ju laj flokët klientëve. Ndonjëherë pres e shkurtoj edhe mjekra.
Unë duhet edhe të rregulloj, të bëj kafe ose çaj, si dhe të punoj në recepsion e të bëj oraret për klientët.
Unë punoj pesë ditë në javë. Të hënën normalisht unë e kam pushim.
Ajo që mua nuk më pëlqen në profesionin tim është që unë rri gjithë ditën në këmbë. Në mbrëmje më dhemb mesi dhe këmbët më përvëlojnë.
Gjithashtu mua nuk më pëlqen të punoj të shtunën. Sepse nuk kam më kohë për shoqen time.
Unë ëndërroj që një ditë të kem parukerinë time.
3.1. Gjej figurat e duhura
Gjej figurat që kanë lidhje me tregimin dhe tërhiqi ato në kutitë boshe. Radhën nuk duhet ta kesh parasysh.
3.2. Gjej çiftet
learningapps.org: Cookies
3.3. Pyetje - Përgjigje
learningapps.org: Cookies
3.4. Plotëso tekstin
learningapps.org: Cookies
3.5. 🎙️Dëgjo: Pyetje - Përgjigje
learningapps.org: Cookies
3.6. 🎙️Dëgjo - Plotëso tekstin
learningapps.org: Cookies
3.7. Kuiz
learningapps.org: Cookies
4. Lexo - Arsimi profesional në parukieri**
Këtu ti mund të dëgjosh tekstin:
Arifi bën arsimin profesional në një parukeri.
Këtu ti mund të lexosh tregimin që ka shkruajtur në blog:

Përshëndetje të gjithëve! Unë quhem Arif dhe jam parukier te "YOUR CUT" në Berlin.
Shefit tim i duket në rregull modeli im i flokëve që është paksa "spezial". Klientët e dallojnë që unë jam krijues!
Unë jam ende në shkollë. Unë punoj tetë orë në ditë dhe njëkohësisht mësoj të pres dhe ngjyros flokët. Unë kam mësuar gjithashtu se si mund të bëj një krehje të bukur dhe vazhdoj të ushtrohem edhe në shtëpi.
Unë kam gjithmonë për të bërë diçka dhe nuk është asnjëherë monotone. Gjatë ditës në parukeri unë dëgjoj dëshirat e klientëve, si dhe ju laj e ju thaj flokët.
Gjithashtu unë pres e shkurtoj edhe mjekra. Shumë djem të rinj duan të duken modern. Ata duan të duken si Sergio Ramos. Prandaj parukeria jonë ofron çdo të enjte nga ora 18 deri në 22 një stil prerje të veçantë për mjekrën.
Unë duhet edhe të rregulloj, të bëj kafe ose çaj, si dhe të punoj në recepsion e të bëj orare për klientët.
Shumë klientë më tregojnë mua histori të jetës së tyre. Ndonjëherë ata duan vetëm të relaksohen. Kështu që edhe unë duhet të jem i ndjeshëm. Unë punoj pesë ditë në javë.
Të hënën normalisht unë e kam pushim.
E vetmja që mua nuk më pëlqen në profesionin tim është që unë rri gjithë ditën në këmbë. Në mbrëmje më dhemb mesi dhe këmbët më përvëlojnë. Për fat të mirë ka atlete!!!
Gjithashtu mua nuk më pëlqen të punoj të shtunën. Shoqja ime do të dali me mua, por unë nuk kam kohë.
Unë ëndërroj që një ditë të kem parukerinë time dhe të jem shefi i vetvetes. Kjo është një rrugë e gjatë, por unë do të punoj shumë për këtë.
4.1. Gjej figurat e duhura.
Gjej figurat që kanë lidhje me tregimin dhe tërhiqi ato në vendet bosh. Radhë nuk duhet ta kesh parasysh.
4.2. Gjej çiftet - Figurë/tekst
learningapps.org: Cookies
4.3. Pyetje - Përgjigje
learningapps.org: Cookies
4.4. Plotëso tekstin *
learningapps.org: Cookies
4.5. 🎙️Dëgjo: Pyetje - Përgjigje
learningapps.org: Cookies
4.6. 🎙️Dëgjo * - Plotëso tekstin
learningapps.org: Cookies
4.7. Kuiz - Pyetje nga teksti
learningapps.org: Cookies
5. Shkruaj - Një profesion interesant
Pasi ke lexuar për parukierin Arif, zgjidh një vend pune tjetër nga "1. Lista e fjalëve - Profesione dhe vende pune". Mbase punon ndonjë nga pjesëtarët e familjes tënde në ndonjë zyrë apo restorant?
Shkruaj një tregim në blog si ai i Arifit, dhe përshkruaj profesionin dhe vendin e punës.
Këto pyetje mund të të ndihmojnë:
- Ku është vendi i punës?
- Cili profesion është?
- Çfarë aftësish duhen për këtë profesion?
- Çfarë detyrash duhet të kryhen në këtë profesion?
- Si është orari e punës?
- Kush janë të mirat dhe të këqijat e këtij profesioni?
- ...
Dërgoje tregimin e blogut tek mësuesi/mësuesja jote ose shkarkoje atë.







