Ku punojmë ne?
3. Lexo - Arsimimi profesional si parukier
Këtu ti mund të dëgjosh tekstin:
Arifi bën arsimimin profesional në një parukeri.
Këtu ti mund të lexosh tregimin që ka shkruajtur në blog:

Përshëndetje të gjithëve! Unë quhem Arif dhe jam parukier te "YOUR CUT" në Berlin.
Unë jam ende duke mësuar profesionin tim. Unë punoj tetë orë në ditë ku mësoj të pres dhe ngjyros flokët.
Unë kam përherë shumë gjëra për të bërë dhe nuk është monotone. Unë ju laj flokët klientëve. Ndonjëherë pres e shkurtoj edhe mjekra.
Unë duhet edhe të rregulloj, të bëj kafe ose çaj, si dhe të punoj në recepsion e të bëj oraret për klientët.
Unë punoj pesë ditë në javë. Të hënën normalisht unë e kam pushim.
Ajo që mua nuk më pëlqen në profesionin tim është që unë rri gjithë ditën në këmbë. Në mbrëmje më dhemb mesi dhe këmbët më përvëlojnë.
Gjithashtu mua nuk më pëlqen të punoj të shtunën. Sepse nuk kam më kohë për shoqen time.