Skip to main content
Completion requirements

1. Ndarja e mbeturinave

Në Gjermani mbeturinat ndahen në mënyrë që lënda e parë të riciklohet dhe të përdoret diku tjetër. Për këtë arsye mbeturinat grumbullohen në kazane të ndryshme: 

Verschiedene Mülltonnen

            Cilat mbeturina i takojnë cilit kazan?  

  • kazanin e verdhë ose në qesen e verdhë futen paketimet e lehta plastike, alumini, llamarinë e bardhë dhe material i lidhur si kartonet e lëngjeve. 
  • Kazani blu është për mbeturinat prej letre (letra, kartone). 
  • Kazani kafë ose kazani i gjelbërt është për mbeturinat biologjike, pra për mbeturinat organike. 
  • Kazani gri është për të gjitha mbetjet e tjera, të cilat nuk mund ti hedhim diku tjetër. 

Jo për çdo mbeturinë ka një kazan para derës së shtëpisë. 

Për qelqet dhe rrobat e vjetra ka kontena në shumë pika/vende të qytetit. Mbeturinat të cilat mund të shkaktojnë dëme në mjedis, si p.sh. bojrat, lëndë tretëse, pjesët elektroshtëpiake janë mbeturina të veçanta dhe duhen çuar në qendrat e grumbullimit. Bateritë e vjetra mblidhen në disa dyqane. Mbeturinat veçanërisht të madhaja quhen mbeturina të rënda. Këto merren vetëm atëherë kur bëhet kërkesë në qendrën e grumbullimit të mbeturinave.