Profesionet
| Website: | Herzlich willkommen auf der Seite der QUA-LiS NRW |
| Kurs: | [Q26] HSU-Berufe-albanisch |
| Buch: | Profesionet |
| Gedruckt von: | Gast |
| Datum: | Mittwoch, 4. Februar 2026, 09:24 |
Beschreibung
1. Lista e fjalëve
| Foto | Shqip | Në fjali | Gjermane | Shënime |
|---|---|---|---|---|
![]() |
mësuesi mësuesja |
Mësuesja punon në shkollë. |
der Lehrer / |
Hier kannst du etwas schreiben, was dir beim Lernen hilft |
| kuzhinieri kuzhinierja |
Kuzhinieri gatuan ushqime të shijshme. | der Koch / die Köchin | ||
![]() |
zjarrfikësi zjarrfikësja |
Zjarrfikësi shuan zjarrin. | der Feuerwehrmann / die Feuerwehrfrau | |
![]() |
kopshtari kopshtarja |
Një kopshtar mbjell lule. | der Gärtner / die Gärtnerin | |
![]() |
kamarieri kamarierja |
Kamarieri shërben në restorant. |
der Kellner / die Kellnerin | |
![]() |
fermeri fermerja |
Fermeri kujdeset për lopët dhe derrat. |
der Bauer / die Bäuerin | |
![]() |
polici policja |
Policja mbron njerëzit e tjerë. | der Polizist / die Polizistin | |
![]() |
mjeku mjekja |
Mjeku ndihmon njerëzit e sëmurë. | der Arzt / die Ärztin | |
![]() |
infermieri infermierja |
Infermierja kujdeset për njerëzit në spital. |
die Krankenschwester / der Kraneknpfleger | |
![]() |
piloti pilotja |
Pilotja drejton avionin. | der Pilot / die Pilotin | |
![]() |
parukieri parukierja |
Parukierja pret flokët e tua. | der Friseur / die Friseurin | |
![]() |
shitësi shitësja |
Shitësi shet sende në shitore. | der Verkäufer / die verkäuferin | |
![]() |
shoferi shoferja |
Shoferja çon shumë fëmijë në shkollë. | der Busfahrer / die Busfahrerin |
1.1. Femrat dhe meshkujt në profesion
Në gjuhë shqipe ekzistojnë të gjitha emërtimet e profesioneve, si për meshkujt ashtu edhe për femrat. Arsyeja është që femrat dhe meshkujt mund të mësojnë dhe punojnë në çdo profesion.
💡 Arsimimi:
Në gjininë mashkullore në trajtën e shquar emri merr në fund -i ose -u.
Ndërsa në gjininë femërore në trajtën e shquar merr përgjithësisht -a ose -ja në fund.
![]() |
![]() |
|---|---|
| mësuesi | mësuesja |
Ndonjëherë në trajtën e pashquar gjinia femërore merr -e ose -ë në fund. P.sh. mësuese, lule, shqipe, gjermane, tavolinë, pemë, vajzë balonë, fëmijë etj.
![]() |
![]() |
|---|---|
| mjek | mjeke |
Në gramatikë dhe drejtshkrim janë të përdorshme të dyja rastet, si trajta e shquar edhe trajta e pashquar.
Shiko te rastet dhe shëmbujt e mësipërme se cilën formë duhet të përdorësh, atë të gjinisë femërore apo atë të gjinisë mashkullore.
1.2. Kartat e dialogut
1.3. Kartat e shpejta
1.4. Fjalëkryq
learningapps.org: Cookies
1.5. Gjej çiftet
learningapps.org: Cookies
1.6. 🎙️Gjej çiftet*
learningapps.org: Cookies
1.7. Plotëso
learningapps.org: Cookies
2. Lista e fjalëve - Profesionet 2
| Foto | Shqip | Në fjali | Gjermane | Shënime |
|---|---|---|---|---|
![]() |
sekretari sekretarja |
Sekretarja shkruan letra dhe organizon takimet. |
der Sekretär / die Sekretärin | Schreibe etwas, das dir beim Lernen hilft |
![]() |
dentisti dentistja |
Dentistja kujdeset për dhëmbët e prishur. | der Zahnarzt / die Zahnärztin | |
![]() |
postieri postierja |
Postierja sjell paketa. | der Bote / die Botin | |
![]() |
mekaniku mekanikja |
Mekanikja rregullon makinat. | der Mechaniker / die Mechanikerin | |
| marangozi marangozja |
Marangozja përpunon sende prej druri. |
der Schreiner / die Schreinerin | ||
![]() |
kujdestari kujdestarja |
Kujdestari kujdeset për një ndërtesë. | der Hausmeister / die Hausmeisterin | |
![]() |
mjeshtri mjeshtrja |
Mjeshtër mund të jetë një marangoz ose bojazhi. | der Handwerker / die Handwerkerin | |
![]() |
bojaxhiu bojaxhija |
Bojaxhiu lyen muret. | der Maler / die Malerin | |
![]() |
pastruesit |
Një pastrues pastron dhomat dhe ndërtesat. | die Reinigungskraft | |
![]() |
arkitekti arkitektja |
Arkitektja bën planin e shtëpive. | der Architekt / die Architektin | |
![]() |
gazetari gazetarja |
Gazetarja raporton në televizor. | der Journalist / die Journalistin | |
![]() |
hidrauliku hidraulikja |
Hidrauliku rregullon aparaturat e ngrohjes dhe të ujit. | der Installateur / die Installateurin | |
![]() |
elektriçisti elektriçistja |
Elektriçistja rregullon llampat dhe instalimet elektrike. |
der Elektriker / die Elektrikerin | |
![]() |
stjuardesi stjuardesja |
Stjuardesi ju shërben njerëzve në një avion. | der Flugbegleiter / die Flugbegleiterin |
2.1. Kartat e dialogut
2.2. Kartat e shpejta
2.3. Fjalëkryq
learningapps.org: Cookies
2.4. Gjej çiftet
learningapps.org: Cookies
2.5. 🎙️Gjej çiftet*
learningapps.org: Cookies
3. Të luajmë me fjalët e reja *
Loja: ping-pong
Mendo për të gjitha fjalët e reja të profesioneve nga lista 1 dhe 2.
Tani ti mund të luash me partnerin/partneren "ping-pong".
Rregullat:
Merr një send si goma ose lapsi që mund t`ja gjuani njëri-tjetrit.
Personi A (ai ose ajo që ka sendin) thotë "mësues" I jep sendin personit B.
Personi B përsërit "mësues" dhe shton "dentiste" dhe i kthen sendin mbrapsht.
Personi A thotë "mësues, dentist, shofer"...
Luaj deri sa njëri apo njera të bëj një gabim ose deri sa të mos dinë ndonjë profesion.
Ai që ka fituar merr edhe një pikë.
Kush ka marrë më shumë pikë pasi ka luajtur tri ose katër herë?
Këtë lojë mund t`a luani edhe në formën e gjinive mashkullore dhe femërore.
Personi A thotë "mësuesi".
Personi B thotë "mësuesja" dhe shton edhe një fjalë të re, si p.sh. "mjekja".
Personi A thotë "mësuesja, mjekja, elektriçistja".....
3.1. Memori * - Profesionet
learningapps.org: Cookies
3.2. 🎙️Shkruaj fjalën* - Profesionet
learningapps.org: Cookies
3.3. Vizatoni dhe emërtoni
Merr një letër të bardhë.
Vizato objekte që korrespondojnë me pesë profesione.
Ndërroje fletën me ndonjë shokë/shoqe në klasë. Provo të njohësh objektet e vizatuara nga shoku/shoqja jote.
Shkruaj për secilin objekt, se në cilin profesion përdoret.
4. Gramatikë: Fjalëzat mohuese dhe trajtat e emrit
Emri ka dy trajta:
trajtën e shquar si p.sh.: molla, pema, zogu
dhe
trajtën e pashquar si p.sh.: një mollë, një pemë, një zog.
Në fjalitë mohuese vendoset fjalëza nuk dhe s´.
Kur flasim ne përdorim më lehtë fjalëzën s´ sesa fjalëzën nuk.
Ky është një laps. Ky nuk është është laps.
Kjo është një çantë. Kjo s`është çantë.
4.1. Kartat e dialogut
4.2. Asnjëri apo asnjëra
learningapps.org: Cookies
4.3. Kartat e shpejta
5.1. Lexo dialogun
Lexo dialogun e filmit vet i dytë!
| Aylina: | Gjyshe, çfarë profesioni ke pasur ti? |
| Gjyshja: | Unë kam qenë infermiere. Unë shkoja në spital. Kjo ishte një mrekulli. Çfarë pune dëshiron të bësh ti? |
| Aylina: | Unë dua të bëhem veterinere/mjeke e kafshëve. Unë dua të ndihmoj kafshët. Pastaj të jetoj në Australi. Në një shtëpi të madhe, dhe të ha çdo ditë akullore. |
| Gjyshja: | Akullore? Çdo ditë? |
| Aylina: | Po! Çdo ditë akullore, dhe nuk dua të ha më kurrë brokoli! |
| Gjyshja: | Atëherë ti do të sëmuresh. Ti nuk do t`i ndihmosh kafshët. Ata do të të ndihmojnë ty! |
5.2. Tekst për tu plotësuar
learningapps.org: Cookies
5.3. Pyetje - Përgjigje
learningapps.org: Cookies




























