Lista e operatorëve

1. Lista e operatorëve


📄 Udhëzime

Një koleksion operatorësh dhe shpjegime të qarta për nxënësit

Përkufizimi i "Operatorëve":

Operatorët janë folje që specifikojnë saktësisht se cila përgjigje kërkohet në provime. Operatorët nxisin lexuesin të kryejë veprim gjuhësor të kërkuar dhe të përshtatë saktësisht tekstin me detyrën në fjalë.

Operatori Përkufizimi zyrtar Përkufizimi i përshtatshëm për nxënësit
Për shembull
emërto Informacione ose aspekte që lidhen me çështje të caktuara t`i rendisësh dhe t`i përpilosh. Numëro sendet, faktet, njerëzit etj. për të cilat po kërkohet informacion. Emërto tri lloje frutash
Unë njoh frutat: mollën, dardhën dhe bananen.
përshkruaj Të paraqesësh fakte në mënyrë të strukturuar duke përdorur fjalët tuaja. Jep sa më shumë informacion për një objekt, një person etj. Përdor fjalët e tua. Përshkruaj mollën.
Molla është e kuqe dhe e rrumbullakët edhe ajo rritet në pemë. Ajo është e ëmbël dhe e lëngshme.
formulo
prezanto
përmblidh
Për të paraqitur një grup faktesh, një kontekst ose një pyetje në mënyrë të strukturuar. Shkruaj informacionin përkatës në mënyrë që lexuesi të mund të ndjek lehtësisht rrjedhën e mendimeve tuaja. Formulo se si rritet dhe vilet një mollë.
Në fillim lulet e një peme pllenohen nga insektet. Pastaj lulet ndryshojnë. Nga ato rriten mollë të vogla. Në verë ose në vjeshtë mollët janë rritur. Mollët tashmë janë pjekur dhe mund t`i vjelim.
trego
shpjego
Paraqitni faktet të vendosura në kontekst në një mënyrë të qartë e të lehtë për t`u ndjekur (dhe i ilustroni ato me informacione dhe shembuj shtesë). Shpjego diçka duke përdorur informacione shtesë ose shembuj. Trego se në cilën lloj të frutave bën pjesë molla.
Molla është një frutë me bërthamë, sepse brenda ka një bërthamë. Struktura kryesore e bërthamës përbëhet nga pesë pjesë. Secila pjesë mund të përmbajë deri në dy fara. Dardhat gjithashtu konsiderohen fruta me bërthamë, por jo bananet.
krahaso Krahaso ose diferenco çështje ose fakte nga perspektiva të përcaktuara ose të vetë zgjedhura për të identifikuar dhe paraqitur të përbashkëtat, ngjashmëritë ose dallimet. Vini në dukje ngjashmëritë dhe dallimet midis disa objekteve, njerëzve etj. Krahaso një mollë me një qershi.
Të dyja janë lloje frutash që rriten në pemë. Ato kanë një formë të ngjashme. Molla është me e madhe se sa qershia.
arsyeto Për të mbështetur një pohim, një pyetje ose një tezë me arsye të qartë dhe për ta vërtetuar atë në mënyrë objektive(duke përdorur shembuj). Vërteto një çështje, një vendim, një mendim etj. me fakte ose edhe me shembuj. Arsyeto, përse një mollë është e shëndetshme.
Mollët janë të shëndetshme sepse kanë shumë vitamina dhe pak kalori.
reago (në mënyrë kritike) Formulo vlerësimin tënd për një situatë një pyetje apo një tezë, mbështeteni atë me argumente të qarta dhe siguroni prova me fakte(duke përdorur shembuj). Shkruaj mendimin tënd mbi një temë dhe arsyetoje atë duke përdorur gjithashtu shembuj. Reago mendimet e tua nëse pesticidet duhet të përdoren në kultivimin e pemëve frutore.

Sipas mendimit tim përdorimi i pesticideve në kultivimin e pemëve frutore duhet të reduktohet. Për këtë ka arsye nga më të ndryshmet, mbi të gjitha ndikimi negativ në mjedis dhe në shëndetin e njeriut. Pesticidet mund të ndërhyjnë në sistemin ekologjik dhe të ketë pasoja serioze në mjedis. Përdorimi i pesticideve rrezikon biodiverzitetin, gjë që mund të çojë në probleme mjedisore afatgjata. Për më tepër... .

shqyrto Të zhvillosh një argument në përgjigje të një pyetje ose teze për të arritur në një përfundim të mirë barazuar dhe të qartë. Shkruaj çdo gjë që të vjen në mendje lidhur me pyetjen dhe krijo duke u bazuar në mendimet e tua perceptimin tënd. Shqyrto përdorimin e pesticideve në kultivimin e pemëve frutore.
Vendimi për të reduktuar pesticidet në pemët frutore bazohet në reflektime të ndryshme. Ndërsa pesticidet mbrojnë nga parazitët dhe rrisin rendimentin, por ato gjithashtu mund të rrezikojnë ambientin dhe shëndetin. Për më tepër përdorimi i tyre i përsëritur çon në zhvillimin e rezistencës të parazitëve. Prandaj janë të rëndësishme metodat alternative, të shfrytëzohen dëmtuesit natyral për të siguruar një bujqësi të qëndrueshme.
diskuto
debato
Shqyrto pikëpamje të ndryshme përmes argumenteve të arsyeshme, dhe kur të jetë e përshtatshme, të arrish në një përfundim të mirë arsyetuar. Mblidhni të argumentet pro-dhe kontra mbi një temë, për të arritur një vendim. Diskuto deri në çfarë mase është i justifikuar përdorimi i pesticideve në kultivimin e pemëve frutore.
Diskutimi mbi pesticidet në pemët frutore është një temë me shumë polemika. Nga njëra anë përdoren pesticidet për të mbrojtur prodhimet nga parazitët dhe për të rritur rendimentet. Kjo është në veçanti shumë e rëndësishme për të ruajtur furnizimin me ushqim. Nga ana tjetër pesticidet janë lidhura me rreziqe të konsiderueshme. Ato mund të çojnë në dëmtime ekologjike afatgjata si edhe të dëmtojnë shëndetin e përdoruesve. Një anë tjetër negative është zhvillimi i rezistencës te parazitët, që mund të të çoj në një rreth vicioz, gjë që kërkon përdorimin më të madh të pesticideve. Si përfundim mund të themi, se rreziqet e mundshme nga përdorimi i pesticideve i tejkalojnë përfitimet e mundshme.
kritiko
analizo
vlerëso
Formuloni një vlerësim të pavarur të çështjeve ose pyetjeve dhe jepni arsyetimin e duhur. Komentoni një fakt ose një mendim duke shpjeguar përse është pozitiv apo negativ. Vlerësoni deklaratën: "Pesticidet janë metoda më e mirë për shkatërrimin e dëmtuesve"
Unë nuk pajtohem me këtë deklaratë. Sipas këndvështrimit tim përdorimi i metodave biologjike për të shkatërruar parazitët është më i mirë se sa përdorimi i pesticideve në kultivimin e pemëve frutore. Këto metoda, si stimulimi i shkatërrimit të parazitëve natyror, janë më të përshtatshme për mjedisin dhe më pak të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin natyror, edhe nëse rezultojnë në uljen e  rendimentit, dhe rrjedhimisht në çmime më të larta. Megjithatë më e rëndësishme është të ruhet biodiversiteti dhe të sigurohet një bujqësi e qëndrueshme dhe afatgjate.


🔗 Link

Icon Hinweise Lista e operatorëve (PDF, 95KB)